Mickoski: Me kërkesë të BE, Balancuesi duhet të hiqet

Kryeministri Hrisitjan Mickoski thotë se Komisioni në Kuvend që duhet të ndjekë punën e përfaqësimit të drejtë dhe që u formua me propozim të BDI-së dhe me mbështetje të VMRO-DPMNE-së do të ndjekë përfaqësimin e drejtë, por jo vetëm atë etnik.

Mickoski thotë se komisioni do të ndjekë edhe përfaqësimin gjinor në institucione. Sipas tij, Balancuesi si mekanizëm gjatë punësimit gjithsesi do të hiqet dhe kjo nuk është kërkesë e VMRO-së por e BE-së.

Megjithatë, Komisioni në Kuvend i formuar dy ditë më parë, zyrtarisht quhet Komisioni për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë të qytetarëve që u takojnë të gjitha bashkësive.

“Ata thonë se koha e Balancuesit ka kaluar sepse ka qenë objekt i shumë keqpërdorimeve në të kaluarën, veçanërisht në deklarimin e përkatësisë etnike të qytetarëve dhe ky nuk është qëndrim i VMRO-së, i VLEN-it ose i ZNAM-it, i LSDM-së ose i BDI-së. Ky është qëndrim i Bashkimit Evropian. Duam ose nuk duam apo nuk duam të jemi në BE? Nëse duam të jemi në BE, atëherë ndonjëherë duhet të pranojmë edhe një gjë siç është Balancuesi, të bëhen reforma dhe të mos ketë (Balancues)”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Atëherë për çfarë është komisioni në Kuvend?

“Komisioni në Kuvend është Komision që duhet ta shohë përfaqësimin e drejtë. Nën përfaqësim të drejtë nuk keni vetëm aspektin etnik por edhe edhe gjinor”, theksoi Mickoski./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme