Mickoski në takim me Grenellin, ja çka diskutuan

Kryeministri Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, sot priti në takim ish-drejtorin e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Richard Grenell.

Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku u theksua rëndësia e ruajtjes së paqes, sigurisë, stabilitetit dhe thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve në këtë pjesë të Evropës.

“Theks i veçantë u vu në marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në mundësitë për forcimin e tyre të mëtejshëm. Gjatë takimit u analizuan mundësitë për shfrytëzimin e potencialit për investime të përbashkëta në të ardhmen në projekte të rëndësishme për rajonin. Në këtë kontekst u shqyrtua mundësia e pjesëmarrjes së mundshme amerikane në projektin energjetik “Chebren”, i cili ka një rëndësi strategjike për pavarësinë energjetike të vendit”.

“Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, i shprehu mirënjohje të veçantë Grenellit për përkushtimin e tij në ndërtimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet dy vendeve. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Qeveria mbetet fuqishëm e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit strategjik, me vëmendje të veçantë në fushën e sundimit të ligjit, ekonomisë dhe energjetikës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme