Mickoski: Në vitin e parë të mandatit, ndaluam rënien e lirë

Gazetar: Angell Dimovski

Në Samitin “Maqedonia 2025”, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se viti i parë i mandatit të tij iu kushtua stabilizimit të vendit, i cili po përballej me krizë të thellë institucionale dhe ekonomike. Ai nënvizoi se Qeveria ka arritur të ndalojë “rënien e lirë” dhe se vendi tani është sjellë në gjendje zero, si bazë për rritje të mëtejshme ekonomike dhe reforma thelbësore.

“Në thelb, na duhej stabilizimi i shtetit në këtë vit të parë sepse shteti ishte në rënie të lirë, kur dikush thotë se institucionet nuk po funksionojnë, unë do të thosha se nuk kishim institucione. Dhe kur je në situatë të tillë, gjëja e parë që duhet të bësh është të ndalosh këtë rënie të lirë, nuk mund të jesh tepër ambicioz, jologjik dhe jorealist, nëse përballesh me probleme thelbësore. Kemi probleme thelbësore, ekzistenciale që vijnë si rezultat i politikave dhe dështimeve të politikave për vite dhe dekada. Strategjia jonë ishte të përpiqemi të ndalojmë së pari rënien e lirë dhe pastaj të përpiqemi të arrijmë konsolidimin me gjendjen zero. Pastaj të fillojmë të mendojmë për reforma më të mëdha që mund të shtojnë vlerë”, tha Hristijan Mickoski– kryeministër.

Viktor Mizo nga Kostal Group thotë se qëllimi për të krijuar një shtet të përparuar deri në vitin 2025 është arritur pjesërisht dhe siç thotë ai, ka ende shumë punë për t’u bërë që Maqedonia si shoqëri të vlerësojë veten si shtet modern evropian.

“Por ka ende shumë punë për ne si organizatë për këtë qeveri dhe për qeveritë e ardhshme, por edhe për Maqedoninë si shoqëri që të përparojë dhe të zhvillohet si shtet modern evropian, anëtare e Bashkimit Evropian me performancë të fortë ekonomike dhe kompani konkurruese si vendase ashtu edhe të huaja, infrastrukturë të zhvilluar, arsim cilësor, kujdes shëndetësor të mirë, sundim të ligjit dhe qasje joselektive në luftën kundër korrupsionit”, tha Viktor Mizo – Kryetar i Bordit të Drejtorëve, Grupacioni Maqedonia 2025 KOSTAL.

Në Samitin “Maqedonia 2025” marrin pjesë mbi 500 të ftuar – ekspertë ekonomikë, ish-kryeministra nga vendi dhe jashtë vendit./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme