Mickoski nga Uashingtoni dërgon kritika të ashpra ndaj liderëve të BE-së që kanë lejuar bilateralizimin e çështjes së Maqedonisë

Gazetare: Fatlume Dervishi

Evropa duhet të respektojë vlerat dhe parimet dhe jo të ketë standarde të dyfishta, tha kryeministri Hristijan Mickoski nga Uashingtoni. Nga konferenca e veprimit politik konservator, Mickoski tha se fjalimi i nënpresidentit amerikan Vance në Mynih ku kritikoi qasjen e liderëve evropianë, ishte frymëzues. Mickoski gjatë ditëve të fundit ka shfrytëzuar qëndrimin në Amerikë për të drejtuar kritika të ashpra ndaj BE-së dhe bilateralizimit të çështjes së Maqedonisë.

“Nëse Kushtetuta nuk është çështje e brendshme e një vendi sovran atëherë pyes vetën se çfarë është. Neve na është kërkuar ta ndryshojmë Kushtetutën përsëri. Nuk është e drejtë. Nuk është e drejtë. Kur dikush e kritikon fjalimin, që, sipas mendimit tim modest, ishte shumë frymëzues, atëherë duhet ta drejtojnë gishtin tek vetja dhe të shohin se çfarë janë ata duke bërë. Vlerat e BE-së janë gjithçka përveç bilateralizim i procesit të BE-së”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Mickoski u deklarua pro përforcimit të partneritetit strategjik me SHBA-në. Gazi amerikan, tha se do të zëvendësojë gazin rus në Evropë dhe kjo do të bëhet përmes Maqedonisë.

“Ne jemi duke ndërtuar tubacionet tani. Jemi duke ndërtuar interkonektorin tonë jugor me Greqinë, do të fillojmë të ndërtojmë edhe interkonektorin tonë verior me Serbinë, praktikisht duke përdorur terminalin e Aleksandropilit. Gazi amerikan do të jetë konkurrencë shumë e madhe e tubacionit ekzistues ku kalon gazi rus. Kështu që gazi amerikan përmes këtij tubacioni që kalon përmes shtetit tim do të jetë konkurrencë shumë e madhe e gazit rus për në Evropën qendrore dhe perëndimore”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Mickoski tha se mirëpret investime amerikane të cilat do të jenë konkurrencë edhe për investimet kineze në rajon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme