
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot në Strumicë se pas fitores së pritur të OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet lokale, do të ishte logjike të shqyrtohej mundësia e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe një mandati të ri katërvjeçar, por, siç theksoi ai, ky vendim nuk do të udhëhiqet nga interesi politik, por nga interesi i shtetit.
“Pres që pas këtyre zgjedhjeve lokale të hyjmë në një cikël të valës së intensifikuar të investimeve dhe ata që ndjekin politikën do të thonë se OBRM-PDUKM dhe koalicioni do të kenë një fitore të fortë, më të fortë se kaq, të paktën kështu thonë, në vitin 2021 dhe është logjike të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare për të siguruar një mandat të ri katërvjeçar”.
“Por do ta shohim. Së pari duhet të ndodhin gjërat, dhe pastaj do të marrim vendime”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në Forumin e Biznesit të sotëm në Strumicë.



