Mickoski për korridoret: Gabimet eventuale në projekt do t’i paguajmë ne

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i ftuar në emisionin e sontëm “360 Gradë” në Alsat shpalosi edhe një vërejtje rreth projektit për ndërtimin e korridoreve. Për Mickoskin problematike është ajo që hulumtimet gjeologjike në terrenin për rrugët ka filluar gjatë ditës së djeshme, shkruan Alsat.

“Dje pamë në terren makineri shpimi, me të cilat fillojnë punët hulumtuese gjeologjike. Pa punë hulumtuese, pa gjeologji, ju nuk keni projekt. Ndërsa, si do të bëni diçka për të cilën keni një para-marrje (avans) prej 200 milion eurove në rast se nuk keni projekt…shumë do të kisha dashur të shoh, kur të vijnë në radhë viaduktet dhe tunelet dhe kur hulumtimet të tregojnë se në atë seksion nuk mund të ndërtohet…por edhe këtu janë mbrojtur nga kompania. Nuk kam asgjë kundër kompanisë, ajo i ka mbrojtur interesat e veta…thonë – edhe gabimet në projektim do t’i paguani”, tha Micksoki. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme