Mickoski për vendimin e BE-së: Jemi viktimë e çështjeve bilaterale dhe jo e kritereve të Kopenhagës

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski derisa komentoi vendimin e BE-së për të ndarë Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria në rrugën drejtë BE-së u shpreh se vendi jonë është viktimë i çështjeve bilaterale dhe jo i kritereve të Kopenhagës. Sipas Tij vetëm dy palë i janë gëzuar këtij vendimi dhe ato janë politikanët në Bullgari dhe opozita në vendin tonë, shkruan ALsat.

“Ne nuk duhet ta humbim shpresën dhe nuk duhet të dëshpërohemi. Edhe pse shpeshherë jemi dëshpëruar gjatë këtyre viteve. Unë shpreh keqardhje që kjo po ndodh dhe shpreh keqardhje që ne duhet të jemi viktimë e çështjeve bilaterale dhe jo për plotësimin e kritereve të Kopenhagës. Por ne do të vazhdojmë të punojmë me shumë mund do të vazhdojmë t’i zgjidhi problemet këtu brenda, për të cilat më duhet të pranoj se janë në numër shumë të madh dhe të cilat i kemi trashëguar nga qeveria e kaluar. Është mirë që kemi miq në kuadër të BE-së, është mirë që ata miq duan që ta përhapin zërin tonë në BE, një nga ata miq dhe mbështetës i yni është kryeministri Orban. Kjo që po ndodh këto dy ditë në Ohër paraqet simbol të miqësisë dhe mbështetjes që ne kemi. Qeverisë së Shqipërisë i dëshirojë më të mirën, i dëshiroj që shumë shpejtë t’i përfundojnë negociatat dhe të bëhen pjesë e BE-së. Shpresoj që dhe ne një ditë të jemi pjesë e asaj familje dhe të ulemi në atë tavolinë. Më vjen keq që për këtë vendim vetëm dy palë kanë qenë lumtura dhe kjo pa mëdyshje janë politikanë në Bullgari dhe opozita tek ne. Vetëm këto janë dy palët që iu gëzuan vendimit të BE-së e cila jo që nuk është korrekte por është porosi shumë e gabueshme ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, tha Mickoski. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme