Mickoski: Së shpejti do të ketë ndryshim të emrave të drejtorëve

Gazetar: Suad Bajrami

Pas rikonstruimit të kabinetit të ministrave, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron se së shpejti do të ketë ndryshim edhe në pozitat e drejtorëve, për të cilat është diskutuar në kuadër të bisedimeve me partnerët e koalicionit.

“Do të jenë në periudhën që vijon, do të dihen emrat në periudhën e ardhshme”, tha shkurt kryeministri Mickoski.

Mickoski në korrik të këtij viti tha se deri në fund të verës do të mbarojnë bisedimet për drejtorët, sidomos në nivel lokal ku edhe është skanuar puna e ndërmarrjeve publike.

“Më tej do të vazhdojmë edhe në strukturat tjera edhe në nivel lokal. Ne kemi edhe në nivel lokal numër të madh të drejtorëve të ndërmarrjeve publike. Kemi mendimin tonë për punën e një pjesë e atyre njerëzve. Kemi vende ku mundemi më mirë”.
“Ky proces i rikonstruimit, thellësisht dhe thelbësisht do të ndryshojë shumë gjëra deri në fund të verës”, deklaroi Mickoski më 20 qershor të këtij viti.

Njëkohësisht, deri në fund të shtatorit në VMRO-DPMNE vijon procesi i anëtarësimit dhe përditësimit të anëtarësisë në parti.

Ndryshimet bëhen në mes të mandatit, pasi kryeministri bëri një rikonstruim më të madh të eshalonit të parë. Partnerët e koalicionit VMRO-VLEN-ZNAM u ripozicionuan në resorë. VLEN-i mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, Kulturës dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Komuniteteve, megjithatë humbi Shëndetësinë, Politikën Sociale dhe pozitën e zëvendëskryeministrit për Qeverisje të mirë. ZNAMI po udhëheqë me Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa Ivan Stoillkoviqi nga partia serbe me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale. /Alsat.mk

The post Mickoski: Së shpejti do të ketë ndryshim të emrave të drejtorëve appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme