Mickoski sot nga Ohri bëri thirrje për unitet kombëtar dhe bashkim për çështjet më të rëndësishme për vendin

Gazetar: Miki Trajkovski

Kryeministri Hristijan Mickoski sot nga Ohri bëri thirrje për unitet kombëtar dhe bashkim për çështjet më të rëndësishme për vendin, për të kapërcyer ndarjet partiake para faktorëve të jashtëm dhe që qeveria dhe opozita të fillojnë të veprojnë të bashkuar. Mickoski u bëri thirrje të gjithëve të kuptojnë se diversiteti nuk është dobësi, por forcë dhe se nuk ka pjesë perëndimore ose lindore, nuk ka shtet i kësaj ose asaj partie por se uniteti është i nevojshëm për të mirën e të gjithëve.

“Mesazhi im është mobilizimi i çdo potencial krijues në funksion të së ardhmes së përbashkët, të veprojmë me urtësi dhe energji të madhe për ndryshim, të dallojmë rëndësinë e momentit, të kemi marrëveshje dhe konsensus për të ardhmen e shtetit. Në të kaluarën, njerëzit prisnin vazhdimisht që të kalonte një kohë e caktuar. I thoshin prit, duhet të kalojë koha e tranzicionit , pastaj prit, tani është koha për konflikte të ndryshme ushtarake, kriza të borxheve ekonomike, kështu që duhet të kalojë koha për negociata, për aleancat e mëdha, krizat kushtetuese dhe çfarë jo tjetër ka kaluar ky popull. Unë po ju them se nuk ka kohë për të pritur dhe tani vjen koha e vetme dhe ajo është koha e Maqedonisë”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Lideri i LSDM-së Venko Filipçe ndërkaq gjithashtu nga Ohri bëri thirrje për një takim liderësh dhe shprehu gatishmërinë për një konsensus kombëtar, duke pasur parasysh se Maqedonia është një shtet multikulturor dhe shumëkombësh dhe se shqiptarët, turqit, romët dhe të tjerët gjithashtu jetojnë në të.

“Ne jemi absolutisht të gatshëm të ulemi dhe të shohim se si do të punojmë së bashku për të mirën dhe përparimin e vendit. Tashmë të hënën, në mbledhjen e Këshillit Nacional për Integrimin Evropian, do të bëj edhe një propozim konkret me një axhendë për atë që mendoj se çfarë duhet të diskutojnë partitë më të mëdha politike në një takim liderësh, sepse mesazhet nga BE janë të qarta. Të gjithë theksojnë se rruga që duhet të marrim është e qartë, të presësh dhe të mos bësh asgjë është vetëm humbje kohe”, u shpreh Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Më shumë se një muaj më parë, në takimin e fundit të liderëve, morën pjesë vetëm Mickoski dhe Filipçe ku ranë dakord të formojnë grupe të përbashkëta pune për axhendën e reformave. Por që atëherë, askush nuk e ka përmendur atë që është rënë dakord. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme