Gazetar: Adrian Kerimi
– Advertisements –
Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski thotë se kryeministri Dimitar Kovaçevski e humbi shansin për unitet kombëtar mbi ruajtjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas, shkruan Alsat.
Mickoski thotë se Kovaçavski i dirigjuar nga Zoran Zaev, në vend se të bashkohet për interesin kombëtarë dhe shtetëror, ai bëri koalicion me Bullgarinë.
“Uniteti kombëtar është nevojë sepse informacionet të cilat i posedoj thonë se në lojë ka diçka më shumë se sa vetëm ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë dhe përfshirja e pakicës bullgare në të. Është normale që kur njeriu i parë i Qeverisë të mos ndjen përgjegjësi, unë të bëj thirrje për unitet kombëtarë. Me faktin që Kovaçevski nuk dëshiron të arrijë konsensus për unitet kombëtarë, tregon se është i vendosur kundër vijave të kuqe të cilat duhet t’i vendosim për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare. Ky refuzim i dorës së zgjatur për unitet nënkupton se Kovaçevski në vend që të bëj koalicion me popullin, ai bëri koalicion me Bullgarinë”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
LSDM-ja akuzon Mickoskin se për pikë të caktuara politike po punon kundër interesave të qytetarëve. Socialdemokratët kërkojnë që Mickoski të mbajë llogari për rastin “Titanik” dhe të largohet nga politika.
“Mickoski duhet të jap llogari për fajin e pranuar nga bashkë partiakët e tij në rastin “Titanik” dhe të tërhiqet nga politika. VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski kujdesen vetëm për interesat personale dhe partiake dhe kështu veprojnë në kundërshtim me interesat e qytetarëve”, thonë nga LSDM.
Lideri opozitës tashmë disa herë i ka bërë thirrje kryeministri Kovaçevski për arritjen e një uniteti kombëtarë mbi çështjet me interes shtetëror, posaçërisht ndaj çështjeve të hapura me Bullgarinë. Mickoski ka deklaruar se akoma pret takimin e paralajmëruar nga vetë Kovaçevski por ky i fundit tashmë në disa prononcime ka potencuar se uniteti kombëtar duhet arritur në Kuvend, ndërsa takimi me oponentin politik do të ndodhë në një moment të përshtatshëm, pa përcaktuar periudhën konkrete./ Alsat.mk