Gazetar: Lluka Andreev
– Advertisements –
“Artan Grubi, Bujar Osmani dhe Ali Ahmeti bëjnë pazare për ndryshim të Kushtetutës dhe këtë e konfirmon administratori Dimitar Kovaçevski. Kështu kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski iu përgjigj pyetjes nëse me deklaratën e tij se nuk do të mbështesë, siç tha zgjidhjen kontrabanduese me Bullgarinë, i rrënon qëndrimet negociatore të Maqedonisë, shkruan Alsat.
“VMRO-DPMNE-ja, një treg të tillë të fshehur pas syve të publikut, qeveria e ardhshme, çfarëdo që të merret vesh, ky është mesazh për Petkovin dhe Radevin dhe të gjithë të tjerët që e lehtësojnë atë proces – nuk ka ndërmend ta mbështesë”, tha Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Mickoski shtoi se përkundrazi, pozitat negociuese do të forcoheshin nëse qeveria e mbështeste deklaratën e Goce Dellçevit. Nga ana tjetër, kryeministri Kovaçevski ritheksoi rëndësinë e Dellçevit për shtetësinë, por nuk e komentoi deklaratën e opozitës se nuk do të mbështesë zgjidhjen e mundshme me Bullgarinë.
“Goce Dellçev është themeluesi i luftës kombëtare maqedonase, i cili luftoi për një shtet të pavarur maqedonas, në të cilin jetojmë sot, që është anëtar i NATO-s, i cili është një hap më afër hapjes së negociatave me BE-në, sapo të zgjidhet çështja me Republikën e Bullgarisë”, u shpreh Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.
Kovaçevski theksoi se aktualisht çështjet e hapura politike me Sofjen po diskutohen në nivel ekspertësh, por çfarëdo zgjidhje që të arrihet, ajo do të duhet të miratohet nga institucionet.
Kovaçevski sot pati bisedë telefonike edhe me homologun e tij holandez Mark Rute, me të cilin kanë konstatuar se dialogu Shkup-Sofje do të ofrojë zgjidhje të pranueshme për çështjet e hapura për të dyja palët dhe se do ta përshpejtojë vendimin për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare./ Alsat.mk