Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kërkon Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme të shpejta parlamentare. Opsioni për shumicë të re paralmentare, sipas Mickoskit nuk do të sjellë energji të re dhe nuk do t’i zgjidh problemet, prandaj thotë se më mirë është të mbahen zgjedhje të reja.
“Vlerësoj se opsioni i parë për shumicë të re parlamentare nuk do të jap energji të re, të nevojshme për reforma, ardhmëri të re, të cilën do ta ndërtojmë dhe zgjidhim në këto probleme të grumbulluara, kjo do të çoj vetëm në bisedime të reja, ankesa, oferta dhe të ngjajshme. Në këtë moment më mirë për Maqedoninë është që të ketë zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare, me respektim të afateve kushtetuese dhe ligjore të cilat do të sigurojnë Qeveri të fuqishme dhe stabile për zgjidhjen e problemeve aktuale dhe heqjen e Maqedonisë nga kriza, që e ka futur kjo Qeveri e korruptuar”, ka deklaruar Mickovski.
Sa i përket Marrëvehsjes së Prespës, Mickoski thotë se është realitet që e ka sjellur Zoran Zaev dhe që atyre nuk u pëlqen, por në të ardhmen do të punojnë për të ndryshuar këtë realitet.
“Nëse më pyesni a është realitet, ne funksionojmë në këtë realitet. Kjo parti ka deputetë në Kuvend, kanë nënshkruar deklaratë me mbiemrin e ri, që e ka sjellur këtë realitet të ri. Këtë realitet e ka sjellur Zoran Zaev. A na pëlqen neve ky realitet, jo nuk na pëlqen, po ju them se nuk na pëlqen, por nëse ajo nuk respektohet në korrniza të funksionimit administrativ të institucioneve, atëherë do të kemi problem me instanca të tjera siç janë prokuroria, gjyqësia. A do të punojmë që një ditë atë realitet ta ndryshoj, po ju them që po”, ka thënë Mickovski.
Qeveria aktuale e drejtuar nga Zaev, sipas Mickoskit, e ka humbur kredibilitetin dhe legjitimitetin para qytetarëve dhe çdo prolongim i zgjedhjeve siç shton, do të thotë institucione jofunksionale, humbje shtesë, krim dhe korrupsion shtesë.
Emine Ismaili /SHENJA/