Ish-kreu i Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov sonte doli përfundimisht nga burgu i Shuto Orizarës. Lirimi i Mijallkovit nga paraburgimi vjen pasi Gjykata e Apelit pranoi ankesën e palës mbrojtëse mbi vendimin për paraburgimin e Mijallkovit në rastin “Parcelat në Vodno”, shkruan Alsat.
– Advertisements –
Mijalkovit iu caktua masa e paraburgimit për “Parcelat në Vodno”, pasi Gjykata e Apelit pikërisht para një jave ia shfuqizoi paraburgimin për rastin “Thesari” me garanci 11 milionë euro. Sipas informatave të Alsat nga organet hetimore, pikërisht këto 11 milionë euro me të cilat Mijalkov garanton se nuk do të arratiset, në fakt janë nën hipotekë bankare, e cila ka pranuar që pasuria tani të jetë hipotekë e shtetit, përkatësisht Agjencisë së Kadastrës në rast se Mijallkov arratiset. Burime për Alsat bënë me dije se prona ishte lëndë e veprës penale dhe duhej të ngrihet nga Prokuroria, por kjo ishte penguar, pasi prona që është nën hipotekë bankare nuk mund të ngrihet në lëndë penale.
Për Mijalkovin tani vlejnë masa të tjera kujdesi. Ai do duhet të paraqitet çdo javë në Gjykatën Penale dhe nuk do mund të largohet nga vendi pasi nuk ka pasaportë. Mijalkov është në paraburgim nga muaji shkurt, pasi para kësaj u zhduk pa gjurmë, ndërsa më vonë kur u paraqit tha se ka pasur simptoma të kovidit.