Mijëra euro kesh, shtëpi, toka e banesa, kjo është pasuria e tre pretendentëve për kryeministër

Kosovarët do t’iu drejtohen kutive të votimit me 14 shkurt.

Për pozitën e kryeministrit, kanë shpallur kandidaturat tre politikanë.

 Në të dhënat që ka deponuar lideri I VV’së Albin Kurti në Agjencinë Kundër Korrupsionit, në fillim të 2020, figuron apartamenti i blerë i bashkëshortes, në vlerë 400 mijë euro.

Para të gatshme kreu i VV-së ka deklaruar se posedon 934 euro e 38 centë ,kurse, 9 mijë e 650 euro e 39 centë para të gatshme ka bashkëshortja e tij në Oslo të Norvegjisë.

Ish-kryeministri Albin Kurti detyrime financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë nuk ka deklaruar asnjë shumë, ndërkaq bashkëshortja e tij ka kredi në vlerë prej 242,224.83 euro në Norvegji për blerjen e apartamentit.

Të hyra vjetore Kurti ka deklaruar 19.040.78 euro nga Kuvendi i Kosovës, kurse, bashkëshortja ka pagë 46 mijë e 990 euro në shtetin norvegjez.

Në të dhëna të tjera, Albin Kurti ka sqaruar se jeton në apartament me qira. Marrjen e detyrës si kryeministër i Republikës së Kosovës e ka pranuar me datën 04 shkurt, 2020, paga mujore e kësaj pozite është 1,443.20 euro

Ndërsa, Avdullah Hoti kandidati i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër të vendit, pasurinë e paluajtshme e ka deklaruar në pronësi të përbashkët.

Kryeministri në detyrë ka deklaruar tri banesa në pronësi të “përbashkët”, njëra me vlerë 68 mijë euro e blerë në vitin 2010, tjetrën 60 mijë euro të blerë në vitin 2015 dhe të tretën me vlerë 105 mijë euro të blerë në vitin 2018.

Para të gatshme, Hoti ka deklaruar në pronësi të tij, bashkëshortes dhe të fëmijëve.

Në pronësi të tij, ai i ka deklaruar 1,317.23 euro para të gatshme  në bankë, në pronësi të bashkëshortes 109.20 euro dhe në pronësi të fëmijëve rreth 1,224 euro.

Hoti ka deklaruar se ka edhe borxhe, në dy raste si detyrime të përbashkëta, të cilat në total kapin vlerën prej 40,726 eurosh.

Kështu në bazë të publikimit të pasurisë në deklarimin e tij deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Suhareka nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar 2 banesa (230,000.00 euro vlerë), tokë dhe shtëpi malore në vlerë prej 179,512.00 euro.

Ndërsa, sa i përket pagave Enver Hoxhaj ka deklaruar paga dhe shtesa nga Qeveria në shumën prej 30,398.00 € dhe mëditje nga ligjëratat e mbajtura në Universitet nga viti 2015-2017 në shumën prej 6,230.00 €.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme