Mijëra njerëz u mblodhën në Stamboll në ditën e parë të Vitit të Ri, në një tubim në solidaritet me Palestinën

Mijëra njerëz u mblodhën në Urën e Gallatës në Stamboll në ditën e parë të Vitit të Ri në një tubim në solidaritet me Palestinën.

Pjesëmarrësit marshuan nga xhamitë në gjithë zonën historike të metropolit dhe më gjerë pas namazit të sabahut, duke mbajtur flamuj turq dhe palestinezë.

Aktiviteti u organizua nga Platforma e Vullnetit Kombëtar, një koalicion prej 308 organizatash joqeveritare, shkruan Anadoly Agency.

Demonstruesit u lutën “për fund të masakrës izraelite në Palestinë” përpara se të mblidheshin në urë, për të kërkuar “veprim ndërkombëtar kundër mizorive të vazhdueshme”.

Në mes të urës, ku u morën masa të gjera sigurie, ishte e pranishme një banderolë e madhe ku shkruhej: “Stop gjenocidit në Gaza” në gjuhën turke dhe atë angleze, së bashku me flamujt turq dhe palestinezë.

Protestuesit kanë brohoritur slogane si “Izrael vrasësi do të mbajë përgjegjësi” dhe “Dëshmorët nuk vdesin”.

Disa anëtarë të OJQ-ve turke dhe të huaja dhe aktivistë të të drejtave të njeriut mbajtën gjithashtu fjalime gjatë aktivitetit.

Ushtria izraelite ka vazhduar luftën në Gaza që ka vrarë mbi 45.500 viktima, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga 7 tetori 2023, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Në nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme