Mijëra persona protestuan pro-palestinës qendër të Londrës, ku bënë thirrje për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit për të lejuar që ndihma humanitare të arrijë civilët palestinezë brenda Gazës.
Londinezët në marshim mbajtën pankarta me fjalët: “Palestinë e lirë” dhe “Fund rrethimit”.
Fushata e Solidaritetit të Palestinës deklaroi se ata vlerësojnë se mbi 100,000 njerëz morën pjesë në marshimin e sotëm, ndërsa Policia Met e vendos këtë numër afër 40,000.
13 persona janë arrestuar për një sërë veprash, duke përfshirë mbajtjen e pankartave nxitëse.
Top Channel