Protesta e sotme në Tiranë kundër rritjes së çmimeve ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja. Kështu tablodi britanik Daily Mail teksa ka publikuar fotot marshimi i qytetarëve shkruan se “mijëra shqiptarë dolën në rrugët e kryeqytetit për të protestuar kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe ushqimeve, për të cilat autoritetet fajësojnë konfliktin në Ukrainë.”
Më tej në shkrimin e Daily Mail thuhet se njerëz nga i gjithë vendi u mblodhën në sheshin kryesor ‘Skënderbej’ përpara se të marshonin përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama me pankarta dhe duke brohoritur parulla antiqeveritare, duke shtuar se kjo është protesta e këtër e kësaj jave.
Policia mbrojti ndërtesat qeveritare, por protesta përfundoi paqësisht me një grup të vogël demonstruesish që shkuan në polici për të kërkuar lirimin e disa protestuesve të arrestuar.
Demonstruesit kanë kërkuar që qeveria të ndërhyjë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.
Në fillim të kësaj jave, qeveria shqiptare vendosi kontrolle të çmimeve të karburantit dhe u kërkoi qytetarëve të përdorin më pak makinat e tyre pas një rritjeje prej 50 për qind të çmimeve të karburantit.
Një organ i përbërë nga zyrtarë qeveritarë dhe drejtues biznesi mori vendimin për të ulur çmimet për tre ditët e ardhshme, por protestuesit janë të vendosur të vazhdojnë me demonstratat e përditshme, duke thënë se plani i veprimit i qeverisë për të ulur çmimet nuk është i mjaftueshëm.






