Shqetësimit të një qytetari në Korçë për një krim urbanistik që ndodh në mes të qytetit dhe para të cilit heshtin të gjitha institucionet shtetërore, i ka dhënë zë sot vetëm ish-Kryeministri Sali Berisha.
Një urë ajrore që po ngre një nga biznesmenët e njohur të qytetit, Spiro Bardhi apo Ragami siç njihet, po i bën karshillën mijëra korçareve që nuk mund të ndryshojnë asgjë në pronat e tyre dhe gjithçka për të vetmen arsye, se ky biznesmen është i mbështetur nga krerët më të lartë të Qeverisë dhe klientët e tyre: Edi Rama, Niko Peleshi dhe Ben Blushi.
“ Bosi famoz i Korçës, mbi ligjet! I mbrojtur nga treshja famëzezë Rama – Pej Leshi – Blushi, ndërton pa leje urë ajrore, u zë dritaret të tjerëve dhe asnjeri nuk çel gojën – denoncon Berisha dhe shfaq më poshtë, fotografitë e objektit.
“I nderuar zoti Berisha!
Në mes të Korçës po ndodh një krim. Në mes të ditës, në një nga zonat muzeale të qytetit po ndodh një masakër. Ragami i famshëm i Edi Ramës, i Niko Peleshit dhe Ben Blushit po ndërton pa leje një urë ajrore pa leje. Askush nuk e shikon, asnjë!
As Policia e rendit, as Policia bashkiake e Raqkës dhe as INUK. Qytetarët e lagjes 11, zonë muzeale, po ndryshuan qeramidhet (tjegullat), i fusin në burg. Nuk hap dot një dritare, nuk vendos dot një kangjellë.
Spiro Bardhi, Ragami i famshëm i Rilindjes ndërton urë ajrore që të lidhë hotelet dhe e gjitha pa leje e të gjithë heshtin, askush nuk flet për këtë krim urbanistik në Korçë. E kam çuar në shumë media, asnjë nuk e publikon. Flm.”ar.sh/SYRI.NET
© SYRI.net