Milaim Zeka ka ngritur padi ndaj Ramiz Lladrovcit për fyerje dhe shpifje (DOKUMENT)

Gazetari Milaim Zeka dje në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka ngritur padi ndaj kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, për fyerje dhe shpifje ndaj tij.

Ramiz Lladrovci më datën 20 dhjetor të vitit 2016, në emisionin ‘’Republika’’ të Tribuna Channel e kishte fyer gazetarin Zeka duke e quajtur ‘’Gzim Gazetaruci’’, ndërsa e kishte quajtur edhe ‘’shpiun të EULEX-it dhe UNMIK-ut, si dhe bashkëpunëtor të Serbisë’’.

Në padi thuhet se Zekës pas deklaratave të Lladrovcit në këtë emision, i janë shkaktuar dëme të pariparueshme të reputacionit të tij si gazetar.

‘’Qëllimi kryesor i deklaratës ishte të njolloste reputacionin e Paditësit duke bërë akuza tërësisht të pabazuara. Pavarësisht se këto akuza i kanë shkaktuar dëm të pariparueshëm moral Paditësit, i Padituri shkoi edhe më larg duke mos kërkuar falje publike dhe duke mos hequr dorë nga deklarata e bërë’’, thuhet në Padi.

Me këtë rast, Ramiz Lladrovci obligohet që në emër të fyerjes dhe shpifjes të paguajë dëmshpërblim, të kërkojë falje si dhe të përgënjeshtrojë deklaratën e bërë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme