Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Milaim Zeka ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që deputetët të pajisen me nga një laptop.
Zeka ka thënë se deputetët nuk mund të funksionojnë pa laptopë, për shkak të një dokumenteve të shumtë që duhet t’i fotokopjojnë, shkruan Periskopi.
“Kërkoj nga Kryesia e Kuvendit që me na ble nga një laptop. Kërkoj edhe nga ambasada amerikane, pasi na ndihmojnë gjithë, me na ble nga një laptop”, tha Zeka nga foltorja e Kuvendit.
Zeka në një moment, sa për ta bindur Kryesinë se sa keq janë deputetët pa laptopë, luti një nga deputetët që të ngritet në këmbë me krahun e letrave që e kishte marrë në seancë.