Milaim Zeka kërkon shkarkimin e zv/ministrit të jashtëm, Gjergj Dedaj

Deklarata e Gjergj Dedajt se Kosova nuk duhet të synojë të anëtarësohet në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, ka nxitur reagime të shumta.

Madje deputeti i Nismës, Milaim Zeka në një postim në facebook ka kërkuar shkarkimin e këtij zv/ministrit.

Zeka ka thënë se deklaratat e Dedajt po e turpërojnë Kosovën në çdo organizim.

Postimi i plotë:

Çfare te keqe ka anetarsimi i Kosoves ne Organizaten Islamike?

Nje zevendesminister, ne MPJ te Kosoves, ka dale sot me nje deklarate kunder shefit te tije, Behgjet Pacolli, i cili po lobon ne Bangladesh, per antaresimin e Kosoves ne Organizaten per Bashkepunim Islamik.

Po shkruaj per dy aresye: E para, çfare do te ndodhete ne nje vend perendimor qe nje zevendesminister me dale kunder qendrimit te shefit te tije, dhe e dyta: Çfare kish me ndodhe mu qu ndonje balosh politik, edhe me thane qe nuk ka nevoje me na njofte Vatikani?!!!

Kosova eshte nje shtet teper i ri, dhe teper i vogel. Kosova ka nevoje per anetarsim ne çdo organizate boterore, e cila na mbeshtet ne rrugetimin tone per nje ulese ne OKB.
Politikanet serb nuk po vuajne nga sindromi se çfare po thone te tjeret, po jane duke lobuar me te madhe te shume vende islamike per te mos na pranuar. Asnje pengese fetare nuk po ekziston ne mes Erdoganit, Putinit e Vuçiqit. As ne mes Edi Rames e Erdoganit.

Po te isha une MPJ te R te Kosoves, do te kerkoja urgjentisht shkarkimin eketij personi, i cili na turperon ne çdo prezentim edhe brenda mahalles, se lere ma jashte kufijeve te Kosoves. Ashtu, ashtu jane ba shume zevendesministra qe po e rjepin buxhetin e Kosoves…!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme