Një ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, do të lidhet koalicion në mes të bllokut LAA (LDK, Alternativa, AKR), Lëvizjes Vetëvendosje si dhe njërit partner të koalicionit PAN, Nisma për Kosovën. Kështu së paku pohon deputeti i zgjedhur nga Nisma, Milaim Zeka, shkruan Gazeta Metro.
Ai ka thënë që momentalisht ka krizë në të dy anët, në PAN dhe në LAA.
Madje, Zeka ka lënë të hapur edhe mundësinë që partia e tij të propozojë një kandidat për kryeparlamentar, sepse sipas tij ky post i takon PAN’it, por jo patjetër PDK’së.
Gjeni pa ndërhyrje publikimin që Zeka ka bërë në rrjetin social Facebook:
Me daten 2 gusht munde te lidhet koalicioni LAAN-VV
Pacolli eshte takuar sot me kryetarin e Levizjes VV, jo per “kafe” qysh deklaroi ai. Sa per kafe ma mire ishte taku me mu.
Qellimi i takimit ka qene arriteja e koalicionit ne mes VV dhe Akr, duke perfshire edhe LDK ne. Kjo marreveshje, gojarisht, eshte arritur, me shkrim do te behet me daten 2 gusht.
Pacolli ka garantuar kreret e VV se Isa Mustafa, do te pranoje kete oferte.
E gjithe kjo flet per nje krize te thelle nga te dyja anet. Po te ishin punet ne terezi ne kampin kundershtar te Ramush Haradinajte, takimi Pacolli-Ymeri, s ‘ kishte pse me ndodhe. Po te ishin punet ne teeezi ne çadrate e Isa Mustafes, s’kishte pse te pihej kjo kafe, s’do duhej qe Mimoza Kusari ta kritikonte Labinot Tahirin, i cili pas kesaj kritike lajmeroje “per dhimbeje veshkesh”, asnuk do kishte nevoje te norvozohej ish kryeministri me meshkujte dhe nuset e partise se tije!
Nese krijohet kjo marrevesheje me 2 gusht, zhvillimet politike do te marrin kahje tjera politike.
Ka mundesi qe edhe NISMA te dale me nje propozim te vetin per Kryetar te Parlamentit, pasiqe ky post i takon PAN-it, po jo PDK-se.