Milaim Zeka në arrest shtëpiak

Gjyqtari i procedurës paraprake ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgimin e deputetit Milaim Zeka, raporton KTV.

Prokuroria të martën gjatë ditës kishte kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për deputetin e Nismës, i cili dyshohet se së bashku me partnerin e tij të biznesit, Ilir Krasniqit, kanë mashtruar qytetarë për viza pune në Gjermani.

Zeka pos mashtrimit dhe shmangies së tatimit, po hetohet nga prokurori Afrim Shefkiu edhe për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar.

Partneri i tij i biznesit, Ilir Krasniqi tashmë është në paraburgim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme