Në RTV Dukagjini u transmetua emisioni i radhës “Komiteti Qendror”, prodhim i Gazetës Express. I ftuar ishte gazetari Milaim Zeka.
Në ‘Komiteti Qendror’, të drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni, Zeka ka folur për përplasjet e tij me kryetarin e ri të Drenasit, Ramiz Lladrovci. Gazetari ka treguar për akuzat që së fundmi ai dhe Lladrovci po ia drejtojnë njëri-tjetrit.
Zeka ka folur ekskluzivisht rreth shumë proceseve që ndodhën gjatë luftës nga ana e komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tanimë politikanëve të vendit.
Ai ka treguar për raportet e tij me kryetarin e Drenasit dhe me familjen Lladrovci në përgjithësi.
Gazetari ka folur rreth akuzave që po i bëjnë njëri-tjetrit ish-komandantët e UÇK’së dhe ka shpjeguar nëse ato kanë përmbajtje të vërtetë.
Zeka ka treguar për marrëdhëniet e Adem Jasharit me politikanët që sipas gazetarit, thirrën se kanë qenë krah heroit.
Ai ka treguar nëse do të jetë pjesë e skenës politike në të ardhmen.
Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: