Milaim Zeka sulmon ashpër Adriatik Kelmendin dhe familjen e tij

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka ka thënë sot në Kuvendin e Kosovës se është i shqetësuar për futjen në institucione të standardit të akuzave.

Zeka tha gjatë kohës së deklarimeve jashtë rendit të ditës në seancën e sotme të Kuvendit se ndihet akoma më i shqetësuar që këto akuza po bëhen publikisht nëpër studiot e televizioneve të Kosovës, shkruan arbresh.info.

“Për mua si deputet është tepër shqetësues fenomeni dhe standardi i akuzave që është futur në institucione apo parlament duke e akuzuar njëri-tjetrin si kriminel e vrasës dhe akoma më shqetësuese është fakti kur këto akuza bëhen publikisht nëpër studiot e televizioneve tona. A jemi ne deputetë apo jemi vrastarë dhe krejt këto akuza bëheshin në praninë  e një gazetari dhe studio, babai i të cilit ka qenë prokurori më famë keq në kohën e ish-Jugosllavisë”, ka thënë Zeka duke aluduar në babain e gazetarit Adriatik Kelmendi.

Zeka tha se ai e ka dënuar prindërit e shumë personave të rëndësishëm sot në Kosovë.

“Ai e ka dënuar familjen e Jusuf Gërvallës, e ka dënuar babin e nuses së Arban Abrashit, ka dënua babagjyshin e ministres Albena Reshitaj dhe fëmijët e këtyre faqezinjëve dhe këtyre kriminelëve të cilët na kanë dënuar e na ka persekutuar dje sot po na bëjnë në studiot televizive gjyq publike dhe këtë nuk do ta lejoj. Këta nuk janë gazetarë por mercenarë, kriminelë dhe dhunës”, ka thënë Zeka.

/arbesh.info/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme