Milaim Zeka tentohet të kidnapohet nga disa persona të panjohur!

Një tentim kidnapimi ka ndodhur para disa ditëve ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka.

Rastin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” vet deptuteti Zeka, i cili ka refuzuar të jap detaje rreth incidentit, duke thënë se po zhvillohen hetime nga Policia e Kosovës.

Megjithatë ai pohon se ky nuk është rasti i parë që është tentuar sulm ndaj tij.

“Nuk është e hera e parë që po më ndodhin gjëra të tilla, para 1 viti me kanë vendosur sheqër në motor të veturës e 100 kërcënime të tjera të cilat i din policia”, shtoi ai.

Siç merr vesh “Gazeta Blic” disa e persona ende të panjohur kanë tentuar ta kidnaponin deputetin e Kuvendit Zeka afër selisë qendrore të EULEX-it në Prishtinë rreth 10 ditë më parë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme