Milaim Zeka: Vetëm për një gjë ia ‘ka vlejtur’ ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë

Milaim Zeka është deklaruar disa herë në lidhje me ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë.

Por, këtë herë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka thënë se për një gjë ia ka vlejtur ndalimi i tij.

Ai thotë se ia ka vlejtur për Kosharen dhe Agim Ramadanin.

Lexojeni postimin e tij të plotë:

Vetem per nje sen ja “ka vlejte” qe Ramushi u ndalu ne France?!

Per Kosharen, dhe Agim Ramadanin

Ky muaj eshte muaj i Luftes te Koshares, asaj lufte, qe shembu gurin 100 vjeçar te ndarjes, gurin e lotit, gurin e gjakut, gurin e mallit, gurin e çdo gjeje te keqe. Per ne ishte me i keq se sa muri i Berlinit!

Vetem dy-tre dite para vrasjes se heroit, Agim Ramadani, ishim ulur bashke me te, dhe Fadil Demirin, ne nje qoshe te Hotel Krujes, perball Burgut te Tiranes.

Agimi dukej teper i merzitur. Perçarjet e medha ne mesin e krahut te luftes, i quante shizofreni. Çka na duhen gjithe keto grupacione, gjithe keta bajraktar te luftes ne Tr. Trimeria e bajraktarlleku tregohen ne vijen e frontit, po me thoshte Agimi. Shikonte sikur te donte me u pershendete me kete bote.
Pas tri ditesh, degjova se eshte vrare.
Pastaj edhe Sali Çeku, e keshtu me radhe. Mbi 170 djem dhe vajza.

Qe 17 vite ashte ba nje lufte e ndyre politike mbi gjakun e derdhur ne Koshare. Kane folur nga Prishtina disa njerez, qe po te kishin fuçine e ndonje magjistari, do ta zhduknin komplet ate lufte!
Kane folur pastaj do karkaleca te LDK-se, qe kur u ba ajo lufte, kaps ishin bere.
Kane folur edhe do komandant, qe veq ne biruca dheu kane ndejtur.
Ama shume pak kane folur ata qe vertete kane luftuar!

Dhe ne kete pervjetor, per here te pare i pashe disa burra te shtetit duke zbarkuar ne Koshare. Thash “shyqyr” mo qe Ramushin e ndaluan ne France, se perndryshe edhe kesaje radhe do te koritrshin.
Une jam krenar qe kam qene pjese e kesaje Brigade, thjeshte si gazetar.
Jam krenar qe aty kam takuar burra te gjalle e te vdekur, qe sot jane nderi dhe krenaria e Kombit Shqipetar!