Milan afër transferit befasues nga Premier Liga

Dështon operacioni Taremi, Milan transferon bomberin 20 milionësh.

Milan transferon bomberin e ri në ditën e fundit të merkatos.

Transferimi i Mehdi Taremit te Milani ka dështuar në momentet e fundit edhe pse dy klubet kishin arritur marrëveshje mes tyre.

Kërkesat e iranianit kanë penguar realizimin e transferimit dhe tani Rosonerët kanë kthyer vëmendjen kah një tjetër qendërsulmues.

Sipas raportimeve të fundit, Milan synon transferimin e qendërsulmuesit të Leicester City, Patson Daka.

Rosonerët i kanë ofruar klubit anglez 2 milionë euro për huazimin e tij dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.

Daka sezonin e shkuar ka luajtur në 36 ndeshje dhe ka realizuar 4 gola me Leicester.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme