Milan e ka gati ofertën për vazhdimin e kontratës me Leaon!

Milani vazhdojnë të jenë optimistë për nënshkrimin e kontratës së re me Leaon

Raportet vazhdojnë të sugjerojnë se Milani është optimistë se do të bien dakord për një kontratë të re me Rafael Leaon, pavarësisht interesimit nga Chelsea, Manchester United dhe Manchester City.

23-vjeçari është i lidhur me gjigantët e ‘San Siros’ deri në qershor 2024 dhe ka negociuar një marrëveshje të re për të paktën një vit, transmeton lajmi. Kërkesat e tij u rritën pasi Milani fitoi Scudetton, me portugezin e shpallur Lojtari i Sezonit në Serie A së bashku me shumë çmime të tjera.

Sipas ‘Calciomercato.com’, ‘kuqezinjtë’ janë optimistë se raporti i tyre i fortë me agjentin Jorge Mendes do t’i ndihmojë ata të zgjidhin situatën pozitivisht me një zgjatje të kontratës.

Leao po kërkon 9 milionë euro në sezon për të nënshkruar një marrëveshje të re, një rritje masive duke marrë parasysh se ai është ende në 1.5 milionë euro origjinale plus bonuset që e panë të mbërrinte nga Lille.

Oferta ishte 6 milionë euro plus bonuse dhe ata shpresojnë që të arrihet së shpejti një marrvëshje.

Një tjetër element që mund të jetë vendimtar është që Milani të ndihmojë Leaon të paguajë 16.5 milionë euro të papaguara që i detyrohet Lille për shkelje të kontratës.

Mbetet të shihet se çfarë do ndodh me të ardhmen e yllit të ‘Rossoneri’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme