Milan merr lajmin e mirë, rikthehet nga lëndimi ylli i ekipit

Ismael Bennacer pritet të grumbullohet për ndeshje për herë të parë në sezonin 2023/24, pas një pushimi nga lëndimi prej më shumë se gjashtë muajsh.

Algjeriani nuk ka dalë në fushë që nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve kundër Interit në prill.

Vetëm 18 minuta u paraqit në “Derby della Madonnina”, në të cilin pësoi lëndim në gju.

Në ditët në vijim, Milan konfirmoi se mesfushori kishte pësuar një lëndim të rëndë në gju, i cili kërkonte operacion, dhe që do ta mbante atë jashtë fushës për një periudhë të pritshme prej gjashtë muajsh.

Gjithsesi, ai tani është gati për t’u grumbulluar në skuadrën e Stefano Piolit, pasi së fundmi edhe ka stërvitur me skuadrën.

Rikthimi i Bennacer është lajm shumë pozitiv për “Rossonerët”, pasi ai konsiderohet si një prej futbollistëve kyç.

Sipas përditësimeve nga Gianluca Di Marzio, 26-vjeçarj do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Frosinons të shtunën në mbrëmje.

Mbetet të shihet nëse Pioli do t’i japë minuta atij në lojë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme