Milan merr vendimin përfundimtar për Piolin

Di Marzio: Milan merr vendimin final për Piolin.

Ballafaqimi i ndodhur në Milanello mes Gerry Cardinale, numri një i RedBird, CEO Giorgio Furlani dhe trajnerit Stefano Pioli zgjati rreth një orë e dyzet e pesë minuta.

Takimi ishte organizuar tashmë ditë më parë, por në dritën e rezultateve të fundit, përfshirë humbjen e mbrëmshme në Champions League kundër Borussia Dortmund, ka pasur një ton krejtësisht të ndryshëm nga sa pritej fillimisht.

Megjithatë, mbështetja për trajnerin është ripërsëritur, raporton MilanNews.it, por ky moment tejet i ndërlikuar është analizuar në thellësi, mes rezultateve të luhatshme dhe mbi të gjitha krizës së dëmtimeve, e cila ishte veçanërisht objekt analize.

Dëshira për të mbetur të bashkuar lind nga Milanello: shihet si e vetmja mundësi për të dalë nga ngërçi në të cilin gjendet ekipi. Stefano Pioli, i cili mbetet i lidhur me rezultatet e së ardhmes së afërt, aktualisht nuk është vene ne diskutim nga drejtuesit; ndër arsyet është edhe mungesa e alternativave reale.

Në rastin e shkarkimit, do të dilte një skenar tjetër që do të ishte i vështirë për t’u zgjidhur: për momentin, sipas atyre që vendosin në Klub, nuk ka trajnerë që të jenë plotësisht bindës.

Ose që pranojnë rolin e timonierit te perkohshem: një situatë e zakonshme për të gjithë, siç tregohet nga ajo që ndodhi mes Tudorit dhe Napolit pas shkarkimit të Garcias: trajneri kroat nuk pranoi një kontratë deri në qershor, por për të arritur një marrëveshje ai kërkoi të paktën 18 muaj kontratë.

Duke folur për Sky Sport, Gianluca Di Marzio foli kështu për situatën e lidhur me Stefano Piolin dhe të ardhmen e tij në pankinën e Milanit: “Ideja e Milanit është të vazhdojë me Stefano Piolin deri në fund të sezonit. Nuk kam perceptuar asnjë shenjë mosbesimi, nuk më duket se Pioli ka humbur kontrollin e grupit. Ka probleme serioze, si lëndime. Thiaw dhe Tomori po i luajnë të gjitha këto ndeshje pasi nuk kanë zëvendësues. Këto probleme muskulare duhet të analizohen seriozisht”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme