Milan janë duke planifikuar të bëjnë lëvizje në afatin kalimtar të janarit dhe emri që po qarkullon tani në kampin kuqezi është ai i Jonathan David.
Rossonerët ishin mjaft aktiv në afatin kalimtar veror duke nënshkruar me një mori lojtarësh duke përfshirë këtu Tijjani Reijnders, Christian Pulisic dhe Ruben Loftus-Cheek.
Përveç David, Milan dëshiron të nënshkruajë edhe me një mbrojtës të majtë për t’i dhënë pak pushim Theo Hernandez, dhe emri që po konsiderohet më së shumti është ai i Juan Mirandas, i cili momentalisht mban veshur fanellën e Real Betis.
Shefi i Milanit, Giorgio Furlani, po shpreson që ta përdor në avantazhin e tij marrëdhënien e mirë që ka me drejtuesit e Lille, për të përmbyllur një marrëveshje për David, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2025.
23-vjeçari është gjithashtu i hapur për një kalim në Itali, përkundër interesimit të madh edhe nga klubet tjera evropiane.