Milani ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Comos në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit italian.
Rastin e parë Milan e pati në minutën e katërt përmes Yunus Musah, por gjuajtja e tij shkoi pranë shtyllës.
Të parët që kaluan në avantazh ishin mysafirët të cilët realizuan përmes Lucas Da Cunha në minutën e 33-të për rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë ishte pikërisht Da Cunha ai i cili realizoi sërish për 2-0, por goli i tij u anulua nga VAR-i.
Reagimi i Milanit erdhi në minutën e 53-të kur ia dolën të barazojën rezultatin në 1-1 me anë të Christian Pulisic pas asistimit të Tijjani Reijnders.
Golin e fitores Milani e gjeti në minutën e 75-të përmes Reijnders i cili shënoi për rezultatin 2-1 pas asistimit nga Tammy Abraham.
Ishte pikërisht Abraham ai i cili pati një mundësi të artë në minutën e 85-të për t’i çuar shifrat në 3-1, por nuk ia doli të realizojë.
Me këtë fitore Milani ngjitet në pozitën e shtatë në tabelë me 47 pikë të grumbulluara.