Mile Lefkov ka vazhduar zbardhjen e skandaleve të ish ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevsk

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov ka vazhduar zbardhjen e siç thekson skandaleve të ish ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska. Sipas Lefkov, ish ministrja ka shpenzuar pa mëshirshëm paratë e të buxhetit, madje duke paguar me kartelë zyrtare karta avioni për në Dubai në vlerë prej 3 mijë euro. Më herët VMRO-ja akuzoi Stojçevskën për shpenzime në Londër, duke blerë valixhe të shtrenjta, dhurata e çorape me paratë e buxhetit. Akuza pati edhe për qëndrimin e saj në Vjenë. Siç theksoi Lefkov për vetëm 4 net, ish ministrja e Kulturës kishte shpenzuar mbi 3 mijë euro. Kostadinovska- Stojçevska ka hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar si gënjeshtër dhe manipulim. Sipas saj një pjesë e shpenzimeve janë bërë siç thotë ajo për të siguruar kushte elementare për funksionim në udhëtim zyrtar pasi kompania ajrore ia ka humbur bagazhin.

“Bisera Antoaneta ka dashur të mbërrijë gjithkund, por koha ka qenë armik. Viti i ka 365 ditë, ndërsa Antoaneta dëshiron ta vizitojë të gjithë planetin. Dëshirën e Antoanestës për të shëtitur shteti e ka paguar madje edhe kur ajo nuk ka udhëtuar. Më 05.02.2022 Antoaneta me kartelën e saj zyrtare, me paratë e popullit blen 3 karta avioni për në Dubai në vlerë prej 173 499 denarë. Kur është dashur të niset në rrugë, ajo nuk ka shkuar. Deri në moment të fundit nuk i ka kthyer kartat dhe paratë kanë humbur. Më pas faturat e tilla i ka dërguar në Ministrinë e Kulturës me qëllim që ta arsyetojë shpenzimin si harxhime rruge. Është e paqartë se çfarë është dashur të bëjë në Dubai Bisera Antoaneta. Cilat janë pasojat e kësaj vizite? Ose bëhet fjalë për dëshirë për shëtitje private në kurriz të shtetit?”, tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme