Milivojeviç: Vuçiç të dorëhiqet, nëse Radoiçiç mori pjesë në këtë akt të çmendur, atëherë u mbështet nga Beogradi

Deputeti i Partisë Demokratike serbe, Serdan Milivojeviç tha sot se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do të duhet të japë dorëheqjen sepse, siç tha ai, ka sakrifikuar rininë serbe në Kosovë në luftën njëditore mes tij dhe Albin Kurtit.

Duke komentuar deklaratat e ministrit, Xhelal Sveçla se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç udhëhoqi 30 serbët që sulmuan policinë në Banjskë të dielën, Milivojeviç tha se pjesëmarrja e Radoiçiçit në atë ngjarje tragjike nuk do të ishte befasi.

”Nëse Radoiçiç ka marrë pjesë në atë akt të çmendur, atëherë është absolutisht e qartë se pas gjithçkaje qëndron regjimi në Beograd i drejtuar nga Aleksandar Vuçiç. Po ta kishte organizuar Radojiçiçi apo dikush tjetër pa pëlqimin dhe urdhrat e Beogradit, ai tashmë do të ishte arrestuar ose do të ishte fundi për Vuçiçin”, ka thënë ai.

Ai shtoi se shtrohet pyetja se përse merr rrogë drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion, Aleksandar Vulin, ”i cili duhet të përgjigjet se kush e çoi në vdekje rininë serbe të dielën”.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme