“Millosheviq është shitur për 10 milionë dollarë në Hagë, por nuk është dorëzuar”

Komentatori ushtarak Miroslav Lazanski në një emision televiziv në kanalin televiziv serb RTS ka shfaqur një qëndrim tronditës ku thotë se ish-presidenti i Serbisë Slobodan Millosheviq, ishte shitur në gjykatën e Hagës për 10 milionë dollarë.

Ky informacion u konfirmua në të njejtin emision televiziv nga avokati i famshëm Tom Fila, i cili thotë se njerëzit nga maja e shtetit rus vazhdimisht kanë thënë se Millosheviqi ishte “shitur, por nuk është dorëzuar”.

Në duelin televiziv me udhëheqësin e LDP’së Çedomir Jovanoviq, Lazanski tha se ishte “krejtësisht e qartë” se dikush mori miliona për kokën e Millosheviqit, raporton “Vestinet”, transmeton Periskopi.

“Ata shituan Presidentin Millosheviq! Kishte një shpërblim prej 10 milion dollarësh. Kush i mori ato para, nuk e di, por natyrisht dikush i mori paratë. Millosheviqi u shit kur mori çmimin më të lartë. Ashtu si Mlladiq, ashtu si Karagjiq…”, tha Lazanski.

“Isha me Millosheviqin natën e arrestimit. Unë po përpiqesha ta shpëtoja kokën. Të tre presidentët, Milutinoviq, Gjinxhiq dhe Koshtunica, kanë nënshkruar që të mos e arrestojnë atë. I thashë menjëherë: Kjo është me vlerë për ty sonte, këta njerëz po gënjejnë për ju… Nuk e di nëse dikush ka marrë para, por kam dëgjuar nga rusët se Millosheviqi është shitur dhe nuk është dorëzuar në Hagë. Ata më thanë disa herë: Presidenti juaj Millosheviç nuk u dorëzua, atë e shitën!”, vuri në dukje Lazanski.

Miroslav Lazanski kujton se Departamenti i Shtetit ka lëshuar një çmim milionësh për kokën e Millosheviqit.

Sllobodan Millosheviç u arrestua në natën e 1 prillit të vitit 2001, në vilën e tij në Dedinje.

Arrestimi u bë më 30 mars dhe përfundoi pas dy ditësh

Më 28 qershor, qeveria e Serbisë miratoi një dekret për ekstradimin e Millosheviqit në Hagë.

Më 11 mars 2006, Millosheviç vdiq në rrethana të pashpjegueshme në Hagë./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme