Debati për nevojën e sjelljes së ligjit për gjuhët, ka qenë arsyeja që deputetët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së përsëri të përplasen ashpër me akuza dhe fyerje mes vete. Deputetët e opozitës maqedonase, edhe sot mbajtën qëndrimin se nevoja e ligjit për gjuhët nuk duhet të sillet pasi është antikushtetues. Madje deputeti Antonio Milloshoski, tha se LSDM e sjell këtë ligj me qëllim për të mbuluar krimin e funksionarëve të BDI-së.
Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE
“E di që kjo është nevoja e disa funksionarëve shqiptarë për ta mbuluar paaftësinë ose korrupsionin. Kryetari i Komunës së Çairit ka marrë 14 për qind provizion prlë Sheshin ‘Skëndërbeu’. Nevoja për këtë ligj antikushtetues nuk është e shqiptarit të thjeshtë, është e Teuta Arifit që ta mbulojë atë që burri i saj u bë gjykatës suprem. Përdeirsa shumë shqiptar ikën jashtë vendit të kërkojnë bukë, si Izet Mexhiti mori 450 mijë euro nga Sheshi ‘Skënderbeu’?”.
Akuzat e këtilla tentoi t’i ndërpresë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, duke rikujtuar deputetin Milloshoski, se foltorja është për të diskutuar për nevojën e ligjit për gjuhët.
Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit
“Nëse dëshironi të zhvilloni debat për atë që është në rend dite, flisni për atë që është në rend dite. Nuk i përzihem askujt në lirinë e fjalimit, në qëllimin e pengesës së punës së Kuvendit do t’u përzihem. Kjo është kompetencë e imja”.
Akuzat më të rënda pasuan mes deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajço Dimkov, dhe atij të LSDM-së, Pavle Bogoevski. Sipas Dimkovit, disa nga deputetët e LSDM-së kanë marrë para për të shitur interesat e shtetit, ndërsa sipas Bogoevit, janë ata të VMRO-së të cilët punojnë për para.
Trajço Dimkov, VMRO-DPMNE
“Me hedhjen e ngjyrave nëpër institucione, nëpër të gjitha përmendoret maqedonase, kështu i keni punuar paratë, ja mënyra, përmes jush kanë qarkulluar paratë. Ndoshta dikush ka marrë para ose nuk ka marrë para, por juve sigurt keni marrë para, juve sigurt keni marrë para”.
Pavle Bogoevski, LSDM
“Nëse ju dhe disa nga kolegët tuaj jeni mësuar ta shihni shpirtin në bazë të rregullit, ne nuk dimë të bëjmë atë. Ku ju doli shuma 450 mijë euro, aq e kishit tarifën në vitin 2008 ose në vitin 2011. Kjo tarifë ishte bashkë me rastet e Hagës, ose duhej ta përfshijë edhe kërkesën për statusin e “luftëtarëve”, por duhej t’u paguajnë më shumë dhe nuk ju kaloi”.
Me qëllim që kjo pikë e rendit të ditës të përfundojë më shpejtë, disa nga deputetët e LSDM-së dhe BDI-së u tërhoqën nga fjalimet e paralajmëruara./SHENJA/