Sot në Gjakovë u protestua kundër ndërtimeve rreth kullës së Sulejman Vokshit
Shoqëria civile në Gjakovë protestoi nën moton “MosEprekKullën”.
Këtë po e bëjnë kundër shfuqizimit të parcelave dhe ndërtimeve shumë katëshe në afërsi të Kullës së Sulejman Vokshi-t.
Protesta u zhvillua para objektit të Kuvendit komunal të Gjakovës.
Ndërkohë, gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal të Gjakovës, ku po diskutohej çështja e shpronësimit prezente ishte edhe ish e para e Komunës së Gjakovës, si dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila , e cila u përplas me fjalë me të pranishmit duke i akuzuar për mos-qeverisje të mirë.
Për shkak të tonit të nervozizmit anëtarët e pranishëm kërkonin nga sigurimi që ta nxjerrnin jashtë.