Anëtari i LDK’së Gazmend Muhaxheri ka folur për kandidatët e mundshëm të LDK’së për kryeministër të vendit.
Lutfi Haziri thotë se “është një kandidat i mirë për kryeministër”, thotë Muhaxheri.
Njësoj mendon edhe për Agim Veliun e Haki Rugovën.
Kandidate e mirë për kryeministre sipas Muhaxherit është edhe Vjosa Osmani.
“Po, pse jo. Është një kandidate e mirë. Një zonjë që ka intelekt të jashtëzakonshëm. Pse mos me qenë edhe ajo”, tha Muhaxheri.
Nuk përjashton mundësinë që edhe Mimoza Kusari-Lila, partia e të cilës është në koalicion me LDK’në të jetë kandidate e kësaj partie për kryeministre.
“Mundet me qenë edhe zonja Kusari-Lila, është në koalicion me ne dhe mundet me qenë një kandidate e mirë për kryeministre”, tha Muhaxheri.