Mimoza Kusari paralajmëron takime me Veselin e Haradinajn

Ndonëse as në seancën e gjashtë të mbajtur këtë të enjte nuk u bë konstituimi i Kuvendit, partitë politike mes vete vazhdimisht janë në konsulta me qëllim që sipas tyre t’i jepet një zgjidhje krizës aktuale të krijuar pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Edhe pse në kërkim të numrave, koalicioni PAN nuk do ta ketë mbështetjen e Alternativës për një marrëveshje mes tyre. Kryetarja e këtij subjekti tha të shtunën për Express se me të vetmit që janë në diskutime për çështje koalicioni, është Lëvizja Vetëvendosje dhe se qëndrimi i tyre politik nuk ndryshon nga ai që kanë pasur deri më tani.

“Ne fillimisht jemi duke u takuar me liderët e bllokut tjetër pra me ata të LAA-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Po natyrisht ne takohemi në Kuvendin e Kosovës si deputetë të zgjedhur por biseda zyrtare për diskutime të mëtutjeshme kjo mbetet të shihet në javët në vijim për takime me bllokun tjetër. Nuk kisha dashtë me krijuar harmonizitet për takime për shkak se është e natyrshme me u taku edhe me ta për zgjidhje, por qëndrimet politike janë të tilla që diskutimi është që së pari të diskutohet dhe eksplorohen të gjitha mundësitë e ndërtimit të koalicionit në mes të LAA-së dhe Vetëvendosjes dhe natyrisht që pastaj duhet të bisedohet për  tema të cilat përkasin me gjithë realitetin e Kosovës dhe tema që janë me peshë për Kosovën”, ka vlerësuar Kusari Lila.

Ajo është shprehur e bindur se nuk do të ketë takime në aspektin që të ndërtohet një koalicion me PAN-in, por gjithçka, vetëm diskutime në kuadër të procesit zgjedhor.

“Ne absolutisht në aspektin e diskutimin me zotin Veseli  dhe Haradinaj nuk ka të bëjë kjo me çështje të ndërtimit të koalicionit pra mos të keqkuptohemi s’po flasim për mundësinë e takimit për koalicion, por nëse ka me pas takime atëherë këto takime kanë me qenë për mbarëvajtje të procesit të zgjedhor që po ndodh por qëndrimi politik është të paktën nga ana jonë Alternativa që nuk bisedojmë për koalicion me PAN-in në përbërjen që ata e kanë sot”, ka thënë ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme