Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar ndaj ardhjes së trenit serb në Kosovë.
Ajo ka treguar se si mund ta ndalim trenin ilegal.
Më poshtë statusi i plotë i Kusarit:
Treni u nisë, pasi nuk kemi mënyrë/gatishmëri të ndalim trenin, mund të ndalim në Doganë kamionët e Serbisë dhe mallin serb.
Më shumë se 1 mil Euro në ditë Serbia shet në Kosovë. Le të zgjedhin midis trenit ilegal apo 400 mil Euro të humbura shteti Serb.
E shteti Kosovar të tregojë që interesi i shtetit është mbi interesin personal.
Koha për Zv/Kryeministrin Kelmendi të tregojë sa seriozisht e ka zhvillimin e Kosovës.
Nuk ndodh në asnjë shtet të hyjë tren ilegal, përveq nëse nuk e “legalizoi” dikush ilegalisht.