“Fraktura që pësoi xhamia e Ethem Beut ka ardhur si pasojë e ndërtimeve ngjitur me xhaminë”, kështu është shprehur për Syri Tv, restauratori dhe profesori Gjergj Frashëri.
Sipas tij, këto dëme të ndjeshme janë strukturore dhe nuk janë shkaktuar nga tërmeti.
Frashëri dënoi edhe shembjen e atyre pasurive kulturore, që na kanë mbetur, ndërsa apeloi për ruajtjen e tyre nga Ministria e Kulturës.
Njohës i mirë i veprës më përfaqësuese të arkitekturës osmane, që prej punimeve të vitit 1974, ku ka ndjekur hap pas hapi gjithë fazën e ndërhyrjeve në të, Frashëri pohon se fraktuara ka ardhur si pasojë e ndërtimeve ngjitur me xhaminën, jo si pasojë e tëmetit siç është përfolur këto ditë.
Tiranën e kanë zhveshur nga pasuritë kulturore. Profesori na njeh me ato vila që mbartnin një vlerë të çmuar historike dhe arkitektonike, ndërsa thekson se shembja e tyre është dëmë i madh që i bëhet historisë së kryeqytetit.
Skeptik për atë që po ndodh me ish-godinën e Radio Tiranës, për uzurpimin e trualleve, në të cilat po ndërtohet pranë pasurive kulturore, Gjergj Frashëri apelon për ruajtjen e tyre nga Ministria e Kulturës.
© SYRI.net