Minatorët e Trepçës po protestojnë sot lidhur me emërimet e fundit në ndërmarrjen e tyre.
Nga protesta ka pësuar ushtruesi i ri i detyrës së kryeshefit, Enis Abdurrahmani.
Media merr vesh se disa protestuar e kanë sulmuar fizikisht kryeshefin e ri duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Lajmin për sulmin ndaj Abdurrahmanit e ka konfirmur edhe vëllai i tij.
“Po është e vërtetë. Jam rrugës për në Mitrovicë që ta vizitoj. E di se po trajtohet në spitalin e Mitrovicës dhe se më kanë njoftuar se është sulmuar nga disa protestues” ka thënë Denis Abdurrahmani.