“Mini shengeni do të sillte të mira”, kryeministri maqedonas: Bashkimi Kosovë-Shqipëri s’është ide e mirë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, deklaroi se një bashkim mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ishte ide e mirë.

Duke folur për “N1”, Zaev tha se një bashkim kombëtar i shqiptarëve nuk është e ardhmja që e duan popujt në rajon sepse e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian. “Një Evropë pa kufij në të cilën njerëzit bashkëpunojnë dhe komunikojnë dhe jam i bindur se këto ide janë nga individët që janë pakicë dhe s’kanë të ardhme”, ka thënë ai. Sipas tij, nëse ka bashkëpunim më të madh rajonal, Evropa do t’i respektojë më shumë shtetet e Ballkanit.

Duke u ndalur tek përmirësimi i raporteve mes shteteve në rajon, lideri i Maqedonisë ka shtuar se Shkupi po krijon marrëdhënie të mira me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren Ana Bërnabiç duke u munduar të promovojë të gjitha rrugët e bashkëpunimit mes maqedonasve, shqiptarëve e serbëve. Në këtë pikë ka shtuar se pret që edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, t’u bashkohet liderëve në bisedimet “për të mirë të të gjithëve”, pasi të marrë udhëheqjen e shtetit të Kosovës pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas tij, iniciativa e “Mini-Schengenit” do të sillte të mira për të gjitha palët. Zaev ka deklaruar se një iniciativë e tillë do të afronte të gjithë rajonin drejt BE-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme