Minishengeni, një përrallë pa faturë

I ashtuquajturi minishengen ballkanik është miratuar nga Shqipëria si një projekt politik për të cilin qeveria nuk ka bërë asnjë sqarim se çfarë përfitohet konkretisht në planin ekonomik.

Deri më tani hapur kundër këtij projekti ka dalë vetëm Kosova që ka ngritur argumente mirëfilli ekonomike.

Mirëpo edhe në Tiranë qeveria e z. Rama duket se nuk ka bërë ndonjë konsultim me biznesin përderisa kreu i Dhomës së Tregëtisë Nikolin Jaka, përmes një interviste për TvT thotë se mallrat shqiptare refuzohen nga vendet e rajonit.

“Mjafton të zbatohet CEFTA minishengeni të jetë i implementueshëm. Por mos të harrojmë se Shqipëria sot bllokohet në çdo vend të rajonit të Ballkanit Perëndimor për të dërguar produktet e saj. E bllokon Maqedonia, e bllokon Mali i Zi, e bllokon Bosnja. Pra i vetmi vend ku ne mund të shkojmë pa pengesa, sidomos për produktet me origjinë shtazore, është Kosova. Serbia nuk i pranon produktet e Kosovës. Dhe për aq kohë sa nuk i pranon është normale që edhe mallrat e saj të mos pranohen.

Maqedonia në pikun e sezonit bllokon domaten shqiptare dhe fillon me historinë e analizave të pesticideve. Deri më dje, kur nuk kishte domate vetë, domatja shqiptare ishte më e mira

Argumenti i z. Jaka është shumë i kuptueshëm: përpara se të firmosim dokumente pompoze, kujdeset kush për interesin tonë? Të paktën në këtë rast nuk është media që po shpif, por përfaqësues të biznesit që po thonë se pas fjalëve të bukura të Vuçiq dhe Zaev qëndrojnë interesa ekonomike të cilat kur vjen puna te shqiptarët mesa duket pakkush kujtohet t’i mbrojë”./dita

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme