Ivan Todosijeviq është nga ministrat e Listës Serbe që nuk kursen në ushqim. Në secilin muaj të 2018-s, për dreka e darka ai ka shpenzuar gati nga 500 euro të buxhetit të shtetit të Kosovës.
Lista Serbe formalisht ka dalë në opozitë një vit më parë dhe ministrat e saj e kanë deklaruar dorëheqjen. Por, Todosijeviq dhe ministrat e tjerë nga kjo parti kanë vazhduar punën nën justifikimin se realizojnë “mandat teknik” deri në zëvendësimin me ministra të tjerë, shkruan sot Koha Ditore.
Kryeministri Ramush Haradinaj e ka zëvendësuar vetëm ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo, por për arsye të tjera dhe jo për shkak të dorëheqjes.
Kësisoj, krahas Todosijeviqit, detyrën e ministrit e mban edhe Dalibor Jevtiq, i cili e ka funksionin e zëvendëskryeministrit dhe e drejton edhe Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)