Ministrat e “Gjokës”, keqpërdorues të detyrës zyrtare, konflikte interesi dhe përfshirje në afera korruptive

Përtej deklarimeve të shumëpërfolura të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ministrat e kabinetit të tij kanë probleme serioze me ligjin.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj dhe dy ish-zyrtarëve të kësaj komune.

Ata akuzohen për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Image result for pal lekaj

PAL LEKAJ/ Ministër i Infrastrukturës (AAK)

I akuzuari i parë, sipas Prokurorisë Speciale, ish-kryetar i komunës, së bashku me ish-drejtorin për Buxhet dhe Financa dhe me ish-menaxherin e Prokurimit, po të njëjtës komunë, gjatë muajit mars të vitit 2012, në bashkëkryerje duke kontribuar esencialisht në raport me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar detyrat apo autoritetin zyrtar kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre më qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, që t’i shkaktojnë  dëm Komunës dhe banorëve të saj.

Pal Lekaj mban postin e ministrit të Infrastrukturës në qeverinë e Haradinajt.

Image result for besim beqaj

BESIM BEQAJ – ministër i Inovacionit (PDK)

Edhe ministri i Ministrisë së Inovacionit, Besim Beqaj nga radhët e PDK – së përballet me aktakuzë për shkak të përfshirjes së tij në aferën e përgjimeve të njohur si “Pronto”. Prokuroria Speciale javën e kaluar ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave të dyshuar për aferën e njohur si “Pronto”, shumica prej të cilëve zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike.

Image result for valdrin lluka

VALDRIN LLUKA – Ministër i Zhvillimit Ekonomik (AKR)

Një tjetër ministër i cili ka probleme me ligjin, është edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Ndaj tij rëndon akuza për konflikt interesi Lluka po akuzohet se në cilësinë e zyrtarit të lartë në MTI, njëkohësisht edhe Kryeshef i Agjencisë për Promovim të Investimeve, më 23 mars 2014, kishte filluar procedurat për zotimin e mjeteve në vlerë prej 20 mijë euro për OJQ-në “Jakov Innovation Center”, në të cilën OJQ kishte qenë themelues.

Related image

FLAMUR SEFAJ – ish ministër i Punëve të Brendshme (AKR)

Pas depërtimit të 6 shtetasve turq, kryeministri Haradinaj kishte shkarkuar ish ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme