Së shpejti pritet që të ndërpresim marrëveshjen për ndërtimin e objektit për kompozimin e skulpturës që duhet të bëhet si donacion nga biznesmeni Subrata Roj, kështu ka deklaruar ministri i kulturës Robert Allagjozovski në një intervistë dhënë për Birn.
“Ai donacion nuk është realizuar aspak ndërkohë që gjithë shpenzimet kanë rënë në buxhet dhe tek qytetarët, ai kompozim jo vetëm që prish imazhin estetik të sheshit të vendit por edhe hapësirës publike dhe funksionimit të saj, kemi ndërprerë punimet dhe jemi në bisedime për mbylljen e këtyre obligimeve që kanë pasur më herët dhe në këtë mënyrë mos të sjellim edhe më shumë dëmtim të buxhetit e pas formalizimit të këtyre aspekteve do të sjellim vendim për fatin e këtij objekti”, ka thënë Allagjozovski.