Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka promovuar ditë më parë turizmin e Kosovës para ministrave të vendeve të BE-së.
Por, ministri Hasani, duket se nuk qëndron mirë me gjuhën angleze.
Për një moment, derisa sa ai po promovonte turizmin e Kosovës, hasin në problem se nuk ka përkthim nga gjuha shqipe në atë angleze, dhe ministrit Hasani i kërkohet të vazhdojë fjalimin e tij në gjuhën angleze ose ndonjë tjetër gjuhë zyrtare. Por, këtu fillon ngecja e tij.
Hasani në pamundësi të vazhdojë fjalimin e tij në gjuhën angleze, vazhdon në shqip derisa kolegu pranë tij merr përsipër të përkthej në anglisht për të kuptuar të tjerët.
“Me këtë video të “përfaqësimit dinjitoz” të Kosovës në takimin e Këshillit të Unionit Europian, ju uroj 10 vjetorin e Shtetndërtimit. Kjo tregon më së miri se si ne vazhdojmë me i promovu të paditurit edhe me na përfaqësu në mënyre amatore në instanca më të larta diplomatike. Uroj që kurrë mos të kemi kësi lloj përvjetori jubilar me këto Qeveri qe me u krenu vetëm me të arriturat e sportisteve dhe artisteve, që ja kanë dalur me forca vetanake”, shkruan Admir Istrefi në videon e publikuar në Facebook.