Duke folur për punën që po bënë Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ministri Beqaj ka thënë se qëllimi i ministrisë që drejton është që ta rrisë konkurrencën dhe ta nxisë inovacionin, si një mjet për të rritur produktivitetin vendor dhe për të siguruar një mjedis të qëndrueshëm ekonomik.
“Si Ministri e Inovacionit, ne po fokusohemi në zbatimin e aktiviteteve për mbështetje të hulumtimit dhe zhvillimit nga sektori privat, skemave voucher për NVM-të, konferencave, kthimit të trurit nga diaspora dhe kampanjave për ngritjen e vetëdijes të shoqërisë dhe komunitetit”, ka thënë Besim Beqaj.
“Besojmë se me buxhet prej 10 milion euro për këtë vit, investim i drejtpërdrejtë në sektorin privat do të arrijmë të krijojmë efekt pozitiv në rritjen e konkurrueshmërisë dhe produktivitetit”, ka theksuar ministri Beqaj.
COSME është programi i BE-së qëllimi i të cilit është përmirësimi i konkurrueshmërisë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në BE dhe NVM-ve në shtetet e treta që marrin pjesë në këtë program. /Telegrafi/